Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka deklaruar se nuk e beson që një ditë do të mund të luaj në një ekip me Messin.
”Nuk besoj se mund të luajmë në një ekip bashkë. Jemi 2 lojtarë me karakteristika të ndryshme por edhe nëse do ndodhte kjo atëherë do të duheshin 2 topa në lojë” deklaroi Ronaldo.
Ylli portugez e ka deklaruar vendimin e tij për të qëndruar përjetësisht te Real Madrid, duke e përfunduar kërrierën në këtë skuadër, raporton Portali Indesonline.
