Rusia kryeson Grupin A

Rusia e ka shkatërruar Republikën e Çekisë në sfidën e dytë të Grupit A, në ndeshjen e zhvilluar në Wroclaw dhe e cila përfundoi me rezultat 4-1.Për dallim nga ndeshja e hapëse, kjo përballje ishte më dinamike me më shumë raste shënimi dhe me më shumë gola, kryesisht e dominuar nga Rusia.
 Pas një aksioni të bukur të nisur nga krahu, nga devijimi i Cech shfrytëzoi Dzagoev i cili realizoi golin e parë (15’). Roman Shirokov me një gol të bukur nga afërsia e dyfishoi epërsinë e rusëve që ishte dhe rezultati i pjesës së parë (21’).Në pjesën e dytë Vaclav Pilar ngushtoi epërsinë nga afërsia (52’) për 2-1, por në fund dilemën e përfundoi Pavlyuchenko.Së pari sulmuesi i Tottenhamit asistoi për Dzagoev (79’), ndërsa në fund shënoi vet (82’) për rezultatin përfundimtar 4-1.Me këtë fitore në Grupin A lidere është Rusia, teksa përcjell të parë janë Greqia dhe Polonia që pas barazimit kanë nga një pikë. Çekia është pa pikë.