Sheva: Ndjehem 10 vjet më i ri

Natë magjike për AndriyShevchenko dhe Ukrainën e tij ajo e mbrëmshmja në Kiev Olympic Stadium. Ish milanisti shënoi dopietë duke i dhënë vendasve 3 pikët dhe kreun e Grupit D.

"E ëndërroja një mbrëmje të tillë, ditë fantastike për mua.Ndjehem 10 vjet më i ri. Falenderoj ekipin që më qëndroi pranë për një vit e gjysëm dhe më ndihmuan të shërohem nga dhembjet në shpinë dhe në gju", u shpreh Shevchenko pas ndeshjes.

"Pa dyshim që qe një datë e shënuar për Ukrainën por tani duhet të përgatitemi për dy ndeshjet e tjera. Jemi shumë të lumtur. Në golin e parë ishte një krosim perfekt i Yarmolenko ndërsa i dyti ishte një skemë e parapërgatitur", përfundoi kapiteni i Ukrainës, Andriy Shevchenko