
sh-mesfushori i Juventusit dhe kombëtares italiane, Alesio Takinardi, duke u nisur nga interesimi i bardhezinjve për Van Persin, ka thënë se me holandezët duhet bërë kujdes, pasi kur vjen fjala për beteja, ata nuk kanë tope.
Këtë gjë e tregoi më së miri kombëtarja holandeze në Euro 2012, ku pavarësisht talenteve dhe lojtarëve të shumtë klasi, u eleminua pa marrë asnjë pikë.
“Juventusi kërkon Van Persin për 40-50 milionë euro? Ndoshta gabohem, por mua më duket se kur ka beteja, holandezët nuk kanë tope. Flas për lojtarët aktualë të Holandës, pasi kam pasur në ekip një farë Edgar Davids, që ishte vërtetë i papam. Van Persi nuk e di…”, ka thënë ish-mesfushori juventin.