Me mijëra tifozë rusë pritet të marshojnë në kryeqytetin polak, Varshavë, në ditën e festës së tyre kombëtare, përpara ndeshjes së mbrëmjes, që do të ballafaqojë dy perfaqesueset ne nje ndeshje grupi te Euro 2012.
Si rrjedhojë, autoritetet polake kanë blinduar me forca siguriekryeqytetin, nga frika e zënkave masive, si rrjedhojë e rivalitetit dhe urrejtjes historike midis dy shteteve të Europës Lindore.
Rreth 6 mijë policë janë vendosur në zonat më të nxehta të kryeqytetit.
Rusia mbajti të pushtuar Poloninë për më shumë se një shekull (1795-1918), ndërsa nënshkroi një marrëveshje që e ndau vendin në dy pjesë me Gjermaninë Hitleriane, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Polonia u shndërrua në një “satelit” të Bashkimit Sovjetik gjatë epokës së komunizmit, duke hapur plagë të reja, prezente në kujtesën e shumë polakëve.
Një parti konservatore në opozitë dënoi marshimin e rusëve si një provokim, por ai është aprovuar prej autoriteve dhe do të mbahet duke nisur nga ora 17:00.
Mediat vendase kanë shprehur një shqetësim të thellë rreth sigurisë, me të përditshmen “Rzeczpospolita”, që pyeste në faqen e saj të parë: “Marshim apo betejë urbane?”.
Dita kombëtare e Rusisë shënon deklarimin e pavarësisë së Federatës Rusenga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990, një hap kyç drejt rrëzimit të vetë BRSS-së.