Welbeck lavdëron shpirtin e skuadrës


Danny Welbeck është shprehur shumë i kënaqur me golin e tij që ja dhuroi tre pikë Anglisë dhe po ashtu ka lavdëruar edhe shpirtin e skuadrës.
“Jam i lumtur me golin dhe për tre pikët e skuadrës, por jam i zhgënjyer se si pranuan dy gola në fillim të pjesës së dytë. Ishte një ndeshje me dy fytyra, por ne qëndruam të bashkuar dhe në fund shpirti i skuadrës shkëlqeu”, tha Welbeck për BBC.
Anglia ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë kundër nikoqirit Ukrainës dhe vetëm një pikë do ti mjaftonte që të kalonte në fazën tjetër të këtij Evropiani.