Zyrtare: Asamoah te Juventus

Për tu bërë zyrtarisht një futbollist i Kampionëve të Italisë, Kwadwo Asamoahduhet më parë të kalojë me sukses vizitat mjekësore, të cilat janë duke u kryer në këto momente në Klinikën "Fornaca" të Torinos.

Ish mesfushori i Udineses ka mbërritur sot në Torino dhe nesër do të përmbyll marrëveshjen me Juventus, në një ditë kur pritet të kthehetnga Kili edhe ish shoku i tij i skuadrës, Mauricio Isla, edhe ky një objektiv i merkatos bardhezi.