Galliani: Milani ka kualitet për ta fituar titullin

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata janë të aftë ta fitojnë Scudetton këtë sezon.
Djajtë e Kuq humbën titullin ndaj Juventusit sezonin e kaluar dhe transferimet e tyre deri tash këtë afat kalimtar kanë qenë emra jo bindës si Francesco Acerbi, Kevin Constant dhe Riccardo Montolivo.
“Objektivi ynë është të luftojmë për të fituar kampionatin. Ne po ashtu duhet të reduktojmë numrin e lëndimeve, pasi ka një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të lëndimeve dhe rezultateve”.
“Ka ende disa lojtarë të cilët mungojnë në stërvitje, por ka edhe disa fytyra të reja si Acerbi dhe Constant”.
“Ne mendojmë se kemi një skuadër e cila është mjaft e mirë për të luftuar për objektiva, të cilat ia kemi caktuar vetes”, ka thënë Galliani.