Przemyslaw Tyton as në ëndërr nuk e kishte menduar se do të jetë yll i ndeshjes inauguruese të Evropianit 2012.
Ai mori shansin të qëndrojë në portën e Polonisë pas përjashtimit të Wojciech Szczesnyt dhe e bëri të ndihet prezenca e tij duke pritur një penallti menjëherë pas inkuadrimit.
Me këtë, besoni apo jo, ai u bë portieri i parë rezervist, i cili ka pritur një njëmbëdhjetëmetërsh në histori të garës kontinentale.
“Jam ndjerë si në ëndërr. Kisha dëshirë të madhe t’i ndihmoj ekipit. I falënderohem Zotit, kam pritur penalltinë. Nuk është rezultat i keq (barazimi 1-1 me Greqinë), por kishim raste të fitojmë më tepër se një pikë”, deklaroi Tyton, pas ndeshjes.
Ai u inkuadrua në lojë 20 minuta para fundit dhe priti penalltinë e kapitenit të Greqisë, Giorgos Karagounis. Tani, Tyton 25 vjeç, do ta ketë rastin të dëshmojë talentin e tij edhe në ndeshjen e dytë të Grupit A që bashkë-nikoqiri Polonia e zhvillon kundër Rusisë.