Ancelotti dhe Makelele kritikojnë Villas-Boas

Carlo Ancelotti dhe Claude Makelele kanë kritikuar trajnerin e Chelseat, Andres Villas-Boas pasi sipas tyre Blutë janë në krizë vetëm për shkak të tij.

“Unë mendoj se problemi te Chelsea është se trajneri ka tentuar që në skuadër të sjellë lojtarë të rinjë. Ai deshi të gjejë zëvendësuesin e Lampard, Terryt dhe Ashley Colet por nuk e ka ditur se kjo gjë do të jetë tepër e vështirë”, ishin fjalët e Ancelottit.

“Më bën të ndihem shume keq kur e shoh kështu Chelsean. Në një klub ju nuk mund të ndërroni pesë ose gjashtë lojtarë përnjëherë, kjo gjë është shumë”, ishin fjalët e Makeleles