Buffon: Pirlo ka qenë më deçiziv se Ibrahimovic

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se mesfushori i klubit të tij, Andrea Pirlo ka qenë më deçiziv në këtë sezon sesa sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

“Pirlo në këtë sezon ka qenë më deçiziv se Ibrahimovic. Ibra ka mbajtur Milani që të jetë i njëjtë sikurse në sezonin e kaluar”.

“Ndërsa në anën tjetër Pirlo ka bërë një punë të madhe duke e balancuar nivelin e Milanit me të Juventusit”, tha Buffon për La Stampa.