
Më në fund ka ardhur dhe konfirmimi nga e përditshmja më e mirë gjermane dhe ndoshta më e saktë në mbarë botën, Bild, se sulmuesi i Kolnit, Lukas Podolski ka arritur marrëveshje për tu transferuar te Arsenali.
Podolski ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Kolni teksa Bild tani raporton në mënyrë të sigurtë se gjermani ka arritur marrëveshje me Arsenalin.
Sapo të përfundojë ky sezon, gjermani do të transferohet menjëherë te Arsenali i cili ka arritur më herët marrëveshje për të pasi e dimë se për Podolskin në garë janë edhe shumë top-klube tjera Europiane.