Mexes shpjegon grushtin ndaj Borrielos


Philippe Mexes ka shpjeguar grushtin që i dha Borriellos gjatë ndeshjes Milan-Juventus, gjest për të cilin u skualifikua tre javë nga drejtësia sportive italiane.

“Nuk ishte aq i rëndë edhe pse këto gjëra nuk duhen bërë. Edhe unë mora goditje, por nuk u rrotullova përtokë”, deklaron mbrojtësi i qendrës nga grumbullimi i kombëtares franceze.

Edhe pse është dënuar në Itali, trajneri i Francës Laurent Blanc e ka grumbulluar futbollistin dhe kundër Gjermanisë të mërkurën Mexes mund të jetë edhe kapiteni i skuadrës.