Barcelona ka vetëm 50 milion euro për këtë verë !

Sekretarja e Barcelona,Susana Monje ka konfirmuar se Barcelona ka 50 milion euro për ti shpenzuar gjatë verës.

“Ne do ti kemi vetem 50.000.000€ për transfere gjatë verës.Shifra është shumë e vogël në krahasim me klubet e tjera,mirpo në të ardhmen do të rritet, por ne do ti përdorim ato me mençuri”-tha Susana Monje per Mundo Deportivo.

Sekretarja e klubit ka konfirmuar se Barcelona janë aktualisht në gjendje të mirë financiare, edhe pse ajo e pranoi se kanë humbur para,pas lirimit të Aleksandër Hleb.

“Ne jemi duke miratuar buxhetin që është afër 21.000.000€ fitime.Të ardhurat na kanë gëzuar më shumë se në vitet e fundit.Marketingu na ka dhënë gjithashtu kontrata të mira në Azi,me Birren Chang që ka qenë një marrëveshje e madhe”.

“Ne do të vazhdojmë këtë punë,mirpo në fushën e sportit, me prishjen e kontratës të Aleksander Hleb, ne kemi humbur shumë para.”-shtoi Monje