Deklarata e Allegrit pas takimit

Trajneri i Milanit është shprehur mjaftë i nevrikosur pas takimit me Juventusin duke thënë se goli i anuluar i Muntarit ishte ai moment që e ndryshoi rrjedhën e këtij takimi.

“Unë nuk isha i nervozuar me lojtarët e mi pas takimit. Ata luajtën një ndeshje perfekte, por për fat të keq kishte një incident që ndikoi për të keq në këtë takim. Ai moment na ka dëmtuar shumë pasi do të ishte 2-0 për neve dhe ndeshja do të ishte krejtësisht më ndryshe”.

“Goli i Matrit? Sinqerishtë unë nuk e kam parë atë, sidoqoftë ai nuk do të ishte i barazimit do të ishte 2-1 po nëse Muntarit do i pranohej goli”.

“Ne sot ishim shumë të fortë. Ne kundër Interit dhe Lazios kemi pasur një mentalitet të vogël por tani jemi shumë më ndryshe”, tha Allegri pas takimit.