
Problemet e skuadrës bavareze kanë dalë shumë në pah gjatë kësaj faze. Shumë prej ekspertëve ia adresojnë fajin trajnerit, disa lojtarëve dhe kështu me radhë. Një mendim të argumentuar ka dhënë edhe presidenti i nderit te Bajerni, Franc Bekenbauer, i cili i ka dhënë një mësim të mirë kapitenit Filip Lahm dhe portierit Manuel Nojer.
Gjatë kësaj kohe kajzeri bavarez ka dhënë alarmin për mungesën në skuadër “të prototipave” apo lojtar me kuptimin e plotë të fjalës “lider”. Sipas Bekenbauerit, Bajerni është pa “kokë”, pa një lidership në formacion që t’i karikojë lojtarët. I mungon shpirti “Oliver Kahn” që e ngre në këmbë ekipin në çaste kulminante. “Ky Bajern po më duket pa ‘gjak’. Luajnë në fushë duke përdorur vetëm emrin e Bajernit dhe jo kualitetin e tyre.