
Manchester United janë duke vëzhguar yllin e Portos James Rodriguez,lojtar i njohur si Cristiano Ronaldo Kolumbian, sipas disa raporteve nga Portugalia.
Sir Alex Ferguson me sa duket e ka dërguar një skaut në stadiumin Etihad për ta shikuar ndeshjen ndërmjet Manchester City kunder Portos.
Paraqitjet e Rodriguez kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë Portugalisë, por çdo klub që dëshiron të nënshkruajë me të do të duhet të paguaj £ 38 milion për ta ‘liruar’ nga klauzola e tij që ka në kontratë.