Bilbao dëshiron që finalja ndaj Barcelonës të luhet në Bernabeu

Athletico Bilbao ka shprehur dëshirën që finalja e Kupës së Mbretit të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit,Santiago Bernabeu.

Së pari stadiumi ku do zhvillohej finalja mes Bilbaos dhe Barcelonës ishte San Mames (stadiumi u Bilbaos) por kjo u refuzua nga Barcelona dhe tani baskët e shohin Bernabeun si terenin më të përshtatshëm që kjo finale të luhet.

”Stadiumi që klubi ynë preferon është dhe do mbetet Santiago Bernabeu dhe këtë e kemi shprehur në takimin e fundit i cili u zhvillua të hënën me 13 shkurt”

”Ne po ashtu konsiderojmë se problemet mes tifozëve nuk janë në interes të Federatës”,shkruan një deklaratë në faqen zyrtare të klubit spanjoll