Santos dëshiron ta mbajë Neymarin edhe pas 2014

Presidenti i klubit brazilian, Santosit, Luis Alvaro Ribeiro ka thënë se dëshiron ta mbajë yllin e klubit të tij edhe kur atij i përfundon kontrata, pra edhe pas 2014.

“Neymar këtu është i lumtur si një zog. Ai është i pari që arrin në stërvitje dhe vjen rregullisht 30 minuta sesa të tjerët”.

“Ai nuk luan si një futbollist – më shumë si një fëmijë në kopsht, pra kënaqet. Në Europë nuk është kështu”, tha presidenti për Globoesporte.