Del Bosque: Barca-Real, finalja e Ligës së Kampionëve

Trajneri i kombëtares spanjolle, Vicente del Bosque ka thënë se ai dëshiron shumë që finalja e Ligës së Kampionëve në këtë sezon të jetë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.

Finalja zhvillohet në stadiumin e Bayernit, Allianz Arena teksa Barcelona në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mposhti Leverkusen 1-3 ndërsa Reali barazoi 1-1 me CSKA.

“Unë dua që finalja e Ligës së Kampionëve të jetë ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Do të ishte një gjë fantastike”, tha Del Bosque.