Arteta: Do ta eliminojmë Milanin

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta si duket ka fituar një vetbesim të lartë pas fitores ndaj Tottenhamit duke thënë se klubi i tij mund të eliminojë tani edhe Milanin nga Liga e Kampionëve.

Të ju rikujtojmë edhe një herë se ndeshja e parë e këtyre dy klubeve e zhvilluar dy javë më parë në San Siro përfundoi me fitore të Milanit me rezultat të lartë prej 4-0.

“Rikthimi ynë nuk do të ishte mrekulli. Ne vetëm duhet të shënojmë, shënojmë dhe vetëm shënojmë. Gjërat e të qenit kanë kaluar ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona”, tha Arteta.