Në sezonin 1967-1968, francezja “L’Equipe”, revista e njohur e futbollit, u tregua e prirur për të dorëzuar një çmim për golashënuesin më të mirë në në të gjitha ligat europiane. Ndërmjet viteve 1968-1991, emrat e të profilit të lartë, që e fituan këtë çmim, ishin të tillë si Eusebio, Gerd Muller, Ian Rash dhe Marko van Basten. Megjithatë, hendeku midis ligave të mëdha dhe atyre të vogla filloi të rritet në fillim të viteve ’90 dhe “L’Equipe” vendosi të bëjë ndryshime në mënyrën e vlerësimit të shënusve më të mirë, pas një proteste që bëri Federata Aipriote e Futbollit (AQF) në vitin 1991. Darko Pancev fitoi çmimin sezonal me 34 gola, por AQF-ja pohoi se një lojtar kishte shënuar më tepër, 40 gola, në Qipro. Adidas, sponsori i këtij çmimi, nuk e dorëzoi më trofeun deri në vitin 1996, para se “Europian Magazine Sport” (me “L’Equipe”, si një anëtar), vendosi taë bëjë zyrtar titullin përsëri.
“ESM” i ka ndarë të gjitha ligat europiane në tri grupe, në bazë të forcës, dhe bashkangjitur çdo grupi i ka një koeficient, me të cilin merret vlerësimi për golashënuesit europianë. Kështu, nuk i dorëzohet detyrimisht “Këpuca e Artë” atij që mund të ketë shënuar më tepër gola, por atij lojtari që ka grumbulluar më shumë pikë.
Koeficentët e pikëzimit janë përcaktuar nga rangu i ligës respektive në koeficientët e UEFA-s, të cilat varen nga rezultatet e klubeve të çdo lige në konkurset europiane gjatë pesë sezoneve të mëparshme. Kjo masë ka penguar lojtarët nga të ashtuquajturat ligat më të dobëta që të fitojnë “Këpucën e Artë” Europiane, pasi shënojnë shumë gola, për shembull, në Armeni, Estoni apo Azerbajxhan.
Goli në këto liga mbart peshë më pak se goli i shënuar në Seriae A, La Liga, Bundesliga ose Premier Ligë. Lojtarë të tillë si Tierry Henry, Cristiano Ronaldo, Diego Forlan dhe Lionel Messi e kanë fituar “Këpucën e Artë” Europiane në sezonet e fundit.