Hamdi Salihit i janë dashur shumë pak kohë për të marrë mbështetjen e jo vetëm tifozëve të DC Junajtid ku ai luan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm në takimin e pardjeshëm kundër Çikagos, në ndeshjen e tij të parë me DC Junajtid.
Të gjitha mediat sportive, por jo vetëm, kanë komentuar me superlativa lojën e shkodranit, si dhe golin spektakolar që ai shënoi në këtë ndeshje. Ndërsa kanë qenë të papërmbajtshëm fansat e Junajtid, të cilët kanë shkuar deri në komente të tilla, si: “Salihi, krenaria jonë”, “Me Salihin s’na ndal kush”. Kujtojmë se sulmuesi u bë pjesë e DC Junajtid vetëm disa ditë më parë, kur edhe u prezantua zyrtarisht duke firmosur një kontratë 4-vjeçare. Ai do përfitojë rreth 3 milionë dollarë nga kjo kontratë, në të cilën ka edhe klauzolën e prishjes së njëanshme nga ana e tij dhe pa asnjë penalitet nëse do të kërkohet më vonë nga një skuadër elitare, kryesisht në Europë. Sakaq, lojtari “u kursye” nga trajneri De Biazi për miqësoren me Gjeorgjinë, kjo edhe për faktin se ai sapo shkoi në Amerikë dhe kishte më shumë nevojë që të ambientohej me klubin e ri, sesa të luante një ndeshje miqësore me ekipin përfaqësues.Titujt e mediaveSoccer365.com -
“Salihi nxjerr nga hiçi
fitoren e DC Junajtid”Chicago Soccer -
“Salihi lëshon
sfidën që në debutim”Black And Red United – “DC Junajtid
i falet Salihit”ESPN -
“Para-kampionat i zjarrtë nën këmbët e Salihit”Mlssoccer.com -
“Goli i Salihit, Junajtid
fiton kundër Çikagos”Dcunited.com -
“Salihi ‘djeg’ Çikagon
që në debutim”
