Hoeness: Bayerni mund të fitojë Tripletën

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka thënë se klubi i tij ka potencialin e mjaftueshëm që në këtë sezon të fitojë Tripletën edhe pse duke shikuar nga një këndvështrim tjetër kjo gjë duket si e pamundur.

“Ne kemi krijuar shumë raste shënimi kundër Baselit por jemi në garë për të gjitha titujt”.

“Ne kemi potencialin e mjaftueshëm që në këtë sezon të fitojmë tripletën”, tha Hoeness.

Të ju rikujtojmë edhe një herë se finalja e Ligës së Kampionëve në këtë sezon zhvillohet pikërisht në stadiumin e Bayernit dhe nëse Bavarezët arrijnë aty atëherë do të kenë përkrahjen e madhe nga tifozët e tyre.