Juventusi sfidon Liverpoolin për Granit Xhakën

Skuadra italiane, Juventusi është duke sfiduar anglezët e Liverpoolit për të siguruar shërbimet e kosovarit me shtetësi zvicerane, Granit Xhakës i cili është duke luajtur për Baselin.

Siq raportohet, Xhaka në fund të këtij sezoni do të largohe nga Baseli teksa për momentin destinacioni i tij më i mundshëm është Liverpooli ose Juventusi.

Këto dy klube raportohet se kanë filluar që nga tani luftën për të siguruar shërbimet e mesfushorit 19 vjeçar.

Metro raporton se Liverpooli do ta shikojë me kujdes Xhakën në miqësoren e nesërme ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës.