Ibrahimovic: Do vazhdoj me shuplaka

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se tensioni në futboll ështe tepër i lartë dhe se ai mund ta humb përsëri kontrollin dhe të bëj të njëjtën gjë që bëri edhe kundër lojtarit të Napolit, Salvatore Aronica.

Ibrahimovic është suspenduar me tre ndeshje moslojë për shkak se goditi me shuplaka mbrojtësin e Napolit por ai ka paralajmëruar se mund të vazhdojë përsëri me një gjë të tillë.

“Kundërshtarët çdo herë do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të më ndalur mua. Ju duhet të mësoni nga gabimet dhe të mundoheni të mos i përsëritni përsëri”.

“Por unë nuk mund të them se një gjë e tillë nuk do të ndodhë përsëri në të ardhmen pasi në fushë ka shumë tensione”, tha Ibrahimovic.