Keita: Reali e meriton vendin e parë

Seydou Keita ka thënë se rivali i klubit të tij, Real Madridi është në vendin e parë sepse e meriton që të jetë në këtë vend.

Real Madridi është në vendin e parë dhe ka plotë 10 pikë më shumë se Barcelona e cila tashmë ka filluar t’i shuajë shpresat për të fituar titullin këtë sezon.

“Nëse Real Madridi është lider është sepse e meriton të jetë. Ne vetëm duhet të bëjmë atë që mundemi dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur”.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë, kështuqë ne do të luftojmë deri në fund”, tha Keita për reporterët.