Trajneri De Biasi ka publikuar të premten listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të kuqezinjve. Debutim të cilin do ta bëjë në Tbilisi, në një miqësore ndaj Gjeorgjisë, më 29 shkurt.
Në fakt, disa prej emrave të rinj, që janë përfshirë në kombëtaren “made in De Biasi”, janë zbuluar nga mediat ditët e fundit, qoftë sulmuesi i Polonia Varshavës, Edgar Çani, po ashtu edhe sulmuesi i Lokarnos në Zvicër, Armando Sadiku, por paksa surprizë duket lënia jashtë listës për këtë miqësore e Erjon Bogdanit (Hamdi Salihi, që nisi këtë fillimjavë aventurën e tij amerikane te DC United është një temë e shtjelluar dhe e sqaruar tashmë nga italiani).
Futbollisti që luan në Seria A, me Sienën, pa probleme dëmtimi, apo gjëra të tjera të këtij lloji, nuk figuron në listën e publikuar.
1.Samir Ujkani Novara Calcio
2.Orges Shehi Skenderbeu
3.Tefik Osmani KF Teuta
4.Armend Dallku Vorskla Poltava
5.Franc Veliu FK Flamurtari
6.Andi Lila PAS Jannina
7.Kristi Vangjeli Chernomorets Odesa
8.Ervin Bulku AZAL Baku
9.Gilman Lika KF Tirana
10.Odise Roshi FC Koln
11.Jahmir Hyka Luzern
12.Emiljano Vila PAS Jannina
13.Gjergj Muzaka FK Skenderbeu
14.Ansi Agolli Qaraback
15.Hair Zeqiri Rizespor
16.Ahmed Januzi Vorskla Poltava
17.Elis Bakaj Dinamo Bukuresht
18.Armando Sadiku Locarno
19.Edgar Çani Polonia Varshava