Perez: Reali i lindur për të fituar

Reali i Madridit në futboll ka barazuar në Moskë kundër CSKAsë, por Reali i basketbollit ka fituar Kupën e Mbretit dhe presidenti i klubit shumësportësh madrilen ka përshëndetur suksesin e ekipit të tij. Ai beson se nuk ka rëndësi nëse luhet futboll, basket apo ndonjë sport tjetër, mentaliteti i Realit është që të mos i vërë objektiva të ndaluar vetes, dhe sheh përpara. 


“Urime ekipit të basketbollit, pasi ky ekip ka ngritur edhe më lart emrin e Realit të Madridit. Ne jemi një klub i cil i zbret në fushë gjithmonë për të fituar dhe ashtu sikurse ka qenë gjithmonë në ADN-në tonë, ne nuk kemi objektiva të pamundur. Sivjet Reali i basketit fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa Reali i futbollit është ende në lojë për dy tituj, kampionatin dhe Champions-in, tek të cilët besojmë realisht shumë", u shpreh Perez. 

Më pas padroni i madrilenëve foli edhe për ndeshjen e kthimit në Champions League me rusët dhe mohoi kategorikisht mundësinë për ndonjë surprizë. 

"Ndonjë surprizë nga CSKA-ja? Absolutisht jo. E përgëzojmë ekipin rus për lojën e zhvilluar të martën, por në ‘Santiago Bernabeu’ do të jetë diçka krejt ndryshe. Nuk e vë në diskutim kualifikimin për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, sepse objekti ynë është ta fitojmë këtë trofe dhe ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet kemi ekipin e duhur për t’ia dalë. Kampionati në kasafortë? Kemi një avantazh të madh dhe kemi besim se do ta ruajmë deri në fund, por gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë. Barcelona është një ekip i madh dhe mjafton një gabim që të na ngjiten pas”