Matri flet për golin e anuluar

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matrit kur është pyetur pas ndeshjes nga gazetarët për golin e tij të anuluar ai është përgjigjur me një ironi duke thënë ‘Ne do barazonim me atë gol’.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi në fund. Ne shpresojmë se gjithçka të kalojë në mënyrë normale”.

“Ne jemi duke menduar për titullin e ligës. Goli im i anuluar? Ne do barazonim me atë gol. Ai gol ishte i rregullt”, tha Matri.