Alessandro Matri, njeriu gol për Juventusin, i është rikthyer ndeshjes me Milanin, duke tentuar të ulë disi tonet e polemikës pas titujve bombastikë që gazetat italiane dhe ato të të gjithë Evropës kishin “luajtur” dje. Sulmuesi bardhezi kurrsesi nuk e pranon se ndeshja mund të ketë qenë e falsifikuar, duke qenë se arbitrat janë nga debatet e pragsfidës. “Ndeshje e falsifikuar është një fjalë e rëndë, sepse me këtë ritëm mund ta quajmë edhe të trukuar. Ndeshja ishte shumë e luftuar, por edhe me gabime arbitrare, të cilat dëmtuan të dy krahët, jo vetëm Milanin. Ndaj, duke parë që fundjava afron shpejt dhe ne do të rikthehemi sërish në fushë, është më mirë që të mos e ekzagjerojmë situatën. Pastaj, nuk është bukur që këto fjalë të dalin nga drejtuesit e një klubi të madh si Milani”.
Shakaja me Alegrin - Për të kompensuar këtë që tha, Matri sjell edhe shembullin e ndodhur në konferencat e pasndeshjes me trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri. “Nëse gjithçka do të ishte kështu siç thoni ju, atëherë unë dhe Alegri duhet të kishim bërë grushte para gazetarëve. Në një moment që unë Sulmuesi i Juves ul tonet dhe u gëzohet shifrave si bomber po flisja për mediat, ai kaloi nga mbrapa, më goditi në kokë dhe me lëshoi një batutë ofenduese… Por unë e kuptova që e kishte me të qeshur”, vdeklaroi juventini.