Moratti: I kam sqaruar gjërat me Ranierin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se ai ka biseduar me trajnerin e klubit të tij, Claudio Ranierin dhe se i ka sqaruar të gjitha gjërat me të.

“Po, unë kam biseduar me Ranierin. A i kam sqaruar unë gjërat me të? Po, i kam sqaruar”, ishte përgjigja e shkurtë e Morattit për gazetarët.

Interi pati një start të keq të këtij sezoni teksa Ranieri arriti në këtë skuadër në shtator të vitit të kaluar për të zëvendësuar trajnerin, Gian Piero Gasperinin.