
Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie do të rinovojë kontratën e tij me Gunnersat në fund të këtij sezonit.
“Unë jam qe tetë vite te Arsenali dhe ndihem krenar që e them këtë gjë”.
“Unë ndihem si një Gunners i vërtetë. Unë e dashuroj këtë klub, kjo gjë nuk është sekret”.
“Pas këtij sezoni do të ulem me menaxherin dhe pronarin. Do të jemi për kafe disa herë së bashku”, tha Van Persie.