
Mesfushori i Real Madridit , Mesut Ozil ka thënë se kombëtarja e tij ka respekt të njëjtë për Spanjën se kanë edhe ata për Gjermaninë.
Ozil pranon se ka pasur bisedime në dhomat zhveshjes në lidhje me shanset e dy ekipeve kombëtare për Euro 2012 ku ka shikuar se lojtarët e Spanjës janë të kujdesshëm nga kërcnimi që vjen nga Gjermania.
“Ne kemi bërë shaka në stërvitje”, tha Ozil një konferencë për shtyp.
“Por ata kanë respekt për kombëtaren tonë ashtu si ne kemi për ta.Qëllimi ynë është të përqëndrohemi në veten tonë dhe për të arritur potencialin tonë,atëherë ne mund të mposhtim këdo”.
“Jam shumë i kënaqur që jam kthyer këtu në Bremen,unë jam lumtur që do ti shoh miqtë e mi të vjetër”.
“Unë jam i kënaqur që luajë në klubin më të madh në botë”,përfundoi Ozil.
Nesër kombëtarja gjerman zhvillon miqësore me kombëtaren franceze.