Boateng mungon edhe kundër Palermos

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng nuk do të mund të rikuperohet me kohë as për ndeshjen e vikendit të cilën klubi i tij e zhvillon në stadiumin tejet të nxehtë të Palermos.

Boateng ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së tij të majtë në ndeshjen e 15 Shkurtit kundër Arsenalit dhe ende nuk është rikuperuar që nga ajo kohë.

Në anën tjetër edhe Pato është në dyshim për këtë takim por një vendim zyrtar pritet të mirret në ditët në vazhdim kur do të testohet dhe kondicioni i tij.