“Imagjinoj veten duke marrë tre pikët ndaj Juventusit. Nëse shënoj do të isha edhe më i lumtur.”
Kështu është shprehur për "Sky Sport 24" sulmuesi brazilian i Milanit Robinho në prag të supersfidës ndaj Juventusit që do të luhet të shtunën në orën 20.45, në San Siro.
Futbollisti i kuqezinjve shtoi: “Jam i qetë sepse jam stërvitur mirë. Jam i përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për takimin.”
Në lidhje me Paton, partnerin e tij të mundshëm në sulm ndaj bardhezinjve, Robinho deklaroi: “Nëse të gjithë jemi mirë fizikisht është më e lehtë edhe për trajnerin të zgjedhë formacionin. Pres që Pato të kthehet në formën e tij më të mirë fizike.”
Në fund, një koment edhe për Allegrin: “Është një trajner i madh, kur nuk fitojmë nevrikoset shumë, por ekipi përpiqet të luajë siç do ai dhe për momentin po luajmë