Inter interesohet për talentin francez

Shtatë milionë euro. Kjo është kërkesa e Auxerre për talentin më të ri të futbollit francez. Wily Boly, mbrojtësi qëndror transalpin, të cilin mediat e vendit të tij e cilësojnë si një prej kampionëve të ardhshëm, ka tërhequr tashmë interesin e shumë klubeve me emër në Europë. 

Ka ende dyshime por Inter kërkon me çdo kusht të djegë konkurencën e Liverpool dhe ka dërguar emisarët e tij për ta vëzhguar 21 vjeçarin nga afër. 

Zëra të tjerë flasin se edhe Milan dhe Juventus kanë dërguar njerëzit e tyre për të parë Willy Boly, por klubi zikaltër duket më i interesuari dhe më pranë blerjes së lojtarit të Auxerre