Sot, 40 vjet nga tragjedia e Mynihut

Duket e vështirë që të besohet se kanë kaluar 40 vjet. Ata sportistë izraelitë që i mbijetuan sulmit terrorist në Olimpiadën e Mynihut më 1972, e mbajnë mend ngjarjen sikur ka ndodhur dje, ndërsa vizitojnë altarin ku humbën jetën 11 shokë të tyre. Janë 7 veteranë që gjejnë rastin të flasin për atë që ndodhi. 

“Kujtimet janë të përziera, pasi ne po kalonim shkëlqyeshëm, por në në kohën e gabuar. Kjo vizitë është fantastike, ndjej sikur jam në një qiell dashurie, por familjet e viktimave jetojnë një realitet krejt tjetër”-deklaroi Melamed. 

“Gjithnjë ndihem mirë në Mynih, por kam edhe kujtime të këqija. Kjo, jo se kam ndonjë gjë me gjermanët, ata nuk bënë asnjë të keqe në Mynih. Unë e kam me terroristët. Shpresoj që një ditë të mos ketë më terror në botë”-u shpreh Alon 
Atleti Shaul Paul Ladani, një i mbijetuar i kampit nazist të Bergenit, tregon sesa lirshëm ndihej në fshatin olimpik para sulmit. 

“Mund të them se nuk pata frikë. Në Olimpiadë, brodha ngado. Bëra shumë miq, u stërvita me kanadezët, amerikanët, gjermanët dhe me italianët. Lëviza krejt lirshëm”- tha Ladani 

Më 5 shtator 1972, një komando e përbërë nga 8 njerëz të armatosur, kaluan në mënyrë të pabesueshme kordonin e sigurisë, me armët në çanta sportive. Brenda 24 orëve mbetëm të vrarë 11 atletë izraelitë, 5 palestinezë që sulmuan dhe 1 polic gjerman. Në prag të 40-vjetorit të ngjarjes, “Biography Channel” ka krijuar një dokumentar televiziv mbi atë që ndodhi dhe mbi fatin e atyre që mbijetuan