
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, presidenti i Interit, Masimo Morati, është gati të bëjë një superinvestim për të sjellë në Milano trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola. Një lajm i tillë ka qarkulluar prej kohësh nëpër korridoret e merkatos, por ajo që e bën atë gjithmonë e më të besueshëm, është se, kësaj radhe në faqet e veta e përditshmja paraqet edhe shifrën që ofron Morati për të siguruar shërbimet e Guardiolës për sezonin e ardhshëm.
20 milionë euro Edhe pse nuk bëhet i ditur burimi nga ka ardhur ky lajm, “Marca” duket se i ka idetë e qarta mbi strategjinë e Interit për ta bindur trajnerin katalanas, i cili gjatë javëve të fundit, siç ndodh çdo vit, nuk është prononcuar mbi rinovimin e kontratës së tij me klubin spanjoll. Morati për të ndërtuar Interin e ëndrrave është i gatshëm t’i ofrojë Pep Guardiolës 20 milionë euro në sezon, si dhe një cek të bardhë, që tekniku spanjoll mund ta shpenzojë sipas dëshirës në merkato për të blerë futbollistët më cilësorë që ofron tregu.
Heshtje totale Sipas kësaj të përditshme, Guardiola i vetëdijshëm për interesimin e klubit zikaltër për të, u ka thënë menaxherëve të tij që të mos flasin me askënd për sa i përket të ardhmes së vet, pasi dëshiron të përqendrohet në maksimum tek objektivat që ka me Barcelonën deri në fund të sezonit.
Ambiciet Kohë më parë Guardiola ka deklaruar se nëse nuk e rinovon kontratën me Barçën, do t’i pëlqente të merrte drejtimin e një skuadre italiane. Sesa të vërteta janë këto deklarata, vështirë së mund të thuhet, bën të ditur “Marca”. Por, sipas të gjitha gjasave, duke e ditur që Guardiola është një njeri ambicioz, dallohet qartë që ai vdes nga dëshira për t’u ulur në krye të pankinës së rivalit dhe armikut të tij numër një në Spanjë, Zhoze Murinjo. Tekniku portugez i Real Madridit ka theksuar disa herë se është një tifoz internist, por a do vazhdojë të jetë nëse Guardiola do të ulet në atë pankinën që, deri pak vite më parë, ishte e tija?
JA LISTA E
PREFERENCAVE
TË TJERA
Aventura e teknikut italian,
Klaudio Ranieri, në kampin
zikaltër është drejt fundit.
Kjo është lista e
trajnerëve që presidenti i
Interit, Masimo Morati,
mendon t’u japë drejtimin
e skuadrës zikaltër.
1. LUIS FIGO
2. VALTER ZENGA
3. ANDRE VILAS BOAS
4. FABIO KAPELO
5. PEP GUARDIOLA
6. LORAN BLANK
7. ZDENEK ZEMAN
8. SINISHA MIHAJLOVIÇ