
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i bindur se skuadra e tij do të rikthehet tepër fuqishëm dhe do të shënojë fitore në derbin Londinez kundër Tottenhamit.
Padyshim për këtë takim duke shikuar formën e dy klubeve favorit i lehtë konsiderohet Tottenhami, por pavarësisht kësaj Wenger ka besim të plotë te lojtarët e tij.
“Gjithçka që mund të themi në këtë moment do të printohet në mënyrë negative. Duhet që ne këtë gjë ta bëjmë në pikë pozitive”.
“Ne kemi një punë fantastike dhe kemi një ndeshje të madhe përpara nesh – Të ndihem të fajshëm për vetën tonë do të ishte një gjë kriminale. Kur gjindemi në kësi situata besimi në vetën tonë është një gjë kruciale. Unë jam i bindur në fitore në këtë takim”, tha Wenger në konferencë për shtyp