Chelsea fiton, Liverpool në krizë


Më në fund Chelsea rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e drejtuar përkohësisht nga italiani Di Mateo fitoi në Stanford Bridge me rezultatin 1-0 përballë Stoke City. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Didier Drogba në minutën e 68-të takimit.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 49 pikëve dhe kap përkohësisht vendin e katërt së bashku me Arsenal që luan nesër ndeshjen e tij. ndërsa Stoke City mbetet në kuotën e 36 pikëve në vendin e 8-të.

Nga ana tjetër Liverpool pësoi disafatën e rradhës dhe kësaj rradhe ishte Sunderland që mposhti të besuarit e Kenny Dalglish me rezultatin 1-0 me gol të Bendtner.

Liverpool mbetet në vend të 7-të me 39 pikë ndërsa Sunderlan në të 13-in me 37 pikë. /albeu.com/

Rezultatet e tjera janë si më poshtë:

Bolton 2 - 1 Queens Park R.
Aston Villa 1 - 0 Fulham
Chelsea 1 - 0 Stoke C.
Sunderland 1 - 0 Liverpool
Wolverhampton W. 0 - 2 Blackburn R.