Bundesliga, Bayern "tërmet 7-ballësh"


Bayern Mynih është rikthyer te fitorja në Bundesligë dhe kësaj rradhe në një mënyrë tejet bindëse dhe spektakolare. Skuadra e Jup Heynckes mposhti me rezultatin 7-1 Hoffenhaim në ndeshjen e orës 15.30 në Allianz Arena.

Seria e golave u hap në minutën e 5-të me golin e Mario Gomez, i cili shënoi edhe 2 të tjerë (35′ dhe 48′) për të vijuar me golat e Arjen Robben (12′ dhe 29′). Emrin në tabelën e golashënuesve e regjistruan edhe Toni Kroos (19′) dhe Frank Ribery (58′). Ndërsa golin e nderit për miqtë e shënoi hollandezi Ryan Babel në minutën e 84-rt.

Me këtë fitore Bayern i afrohet Borussia Dortmund në krye teksa ka 55 pikë dhe i largohet Borussia Munchengladbah që barazoi në shtëpi përballë Freibur 0-0. Por Borussia do të zhvillojë ndeshjen e saj përballë Augsburg, në fushën e kësaj të fundit në orën 18.30. Ndërkohë Hoffenhaim humb një vend duke zbritur në vendin e 11-të , kjo për shkak të fitores së Wolfsburg përballë Leverkusen. /albeu.com/

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Koln 1 - 0 Hertha BSC
Bayern Munich 7 - 1 Hoffenheim
Mainz 2 - 1 Nurnberg
Monchengladbach 0 - 0 Freiburg
Wolfsburg 3 - 2 Bayer Leverkusen