
Një prej personave të shpallur në kërkim nga policia italiane për trukimin e ndeshejeve të Seria A në sezonin e kaluar Hristivan Ilievski është shfaqur në median italiane duke bërë publike të tjera detaje në lidhje me trukimt e ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit.
Sipas tij janë vetë drejtuesit e skuadrave të Seria A ato të cilat bien dokord për shitjen e ndeshjeve. "Doni të dini se cili ishte ideatori i trukimit të ndeshjes së sezonit të kaluar Lacio-Genova? Sculli. Ai dhe miqtë e tij nga Genova. Mauri? Nuk ka lidhje me trukimet. Duhet të më besoni se në fund të fundit ne nuk trukonim ndeshje, thjeshtë i blinim nga lojtarët” u shpreh maqedonasi duke vijuar më tej se nëse ndeshjet nuk do të bliheshin nga organizata e tij do ti blinin organizatat siciliane ose shqiptare.
Në këtë prononcim ai deklaron se në sezonin e kaluar të Seria A ishte cdo gjë e planifikuar me skuadrat që do të shkonin në Europë, me ato cilat do të binin nga kategoria.