Venger: Sezoni i dobët


Tekniku i skuadrës së Arsenalit, Arsene Venger gjykon se skuadra e tij nuk po paraqitet në nivelet e duhura sidomos në kompeticionet europiane. Ndërsa ka vlerësuar ngritjen e cilësisë së futbollit edhe në kampionatet e tjera.

“Shikoni në rezultatet e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit këtë sezon dhe shihni se keni menduar si unë që ata do të shkojnë më tutje lehtë. Është e vështirë. Duke gjykuar këtë sezon ne nuk jemi në majë. Ndoshta në Angli secila ndeshje është më e kompletuar, ne vuajmë më shumë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Këtë sezon nuk shkoi mirë, ndoshta ekipet duhet të rrisin cilësinë e lojës”, u shpreh Venger. Skuadra e Arsenal pritet të zhvillojë ndeshjen e saj të kthimit me skuadrën e Napolit e cila e ka mundur atë me rezultatin 3-1.