
Drejtori i përgjiths hëm, Xhuzepe Marrota, analizon ecurinë e Juventusit në 26 javë, ndërsa bardhezinjtë nuk e kanë provuar asnjëherë humbjen. Ata janë dy pikë më pak kryesuesve të Milanit. “Duhet që të punojmë javë pas jave dhe pastaj të nxjerrim përfundimet. Jemi në një pozicion të mirë për meritë të grupit, teknikut dhe shoqërisë. Por duhet që të luftojmë çdo javë që të marrim maksimumin. Treguam që jemi konkurrues dhe kjo duhet të na bëjë krenarë”, – tha Marrota.
Gjatë këtij kampionati ai që ka nevojë për rregullime në ekip është reparti i sulmit. “Nëse shikojmë statistikat në diferencën më të mirë të golave pas Milanit, por edhe mbrojtjen më të mirë, tekniku Konte pretendon që sulmuesit të sakrifikojnë edhe në fazën defensive. Nuk e ndiej që t’i kritikoj sulmuesit për golat e paktë të shënuar, por ai po punon që edhe ky problem të përmirësohet”, – vijon Marrota. Më pas drejtori bën diferencën me rivalët e këtij sezonit për titull, kuqezinjtë.
“Milani ka Ibrahimoviçin, që është mall i rrallë, dhe janë shumë të paktë lojtarët si ai në qarkullim. Shembulli më i mirë është Mesi, i cili bën diferencën në një ekip dhe në një shoqëri si Barcelona. Duhet parë se kush janë të disponueshëm dhe që mund të blihen dhe klube e mëdha, veprojnë me shumë kujdes në këtë aspekt”.