
Kartoni i 22-vjeçarit pritet t’i kushtojë Barcelonës rreth 20 milionë euro, ndërkohë që do zërë vendin e Eric Abidal në formacion. Mbrojtësi francez, pavarësisht se e rinovoi kontratën edhe për dy vjet, nuk garanton rendiment të lartë për një sezon të plotë.
Për blerjen e Albës kanë influencuar edhe futbollistë si Xavi, Iniesta e Puyol, të cilët kanë dhënë aprovimin se ai është një lojtar i denjë për katalanasit.