Takim sekret Perez-Loew

Ndodhitë e fundit që po zhvillohen në klubin e Real Madrid e ardhmja e Jose Mourinho në stolin e madrilenëve duket gjithmonë dhe më e pa sigurtë. Presidenti i klubit, Florentino Perez është duke kërkuar kandidatin e mundshëm për të zëvëndësuar portugezin nëse ky i fundit vendos të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sipas portalit spanjoll "terra.es", Presidenti i galaktikëve, Florentino Perez ka takuar ditë më parë trajnerin aktual të Gjermanisë, Joachim Loew, dhe sipas portalit takimi është kryer në mënyrë tejet të fshehtë.

A është duke kaluar Jose Mourinho muajt e fundit në Madrid dhe cili do të jetë e ardhmja e tij? Për të marrë përgjigje duhet pritur përfundimi i këtij sezoni.