
Skënderbeu i trajnerit çek, Stanislav Levi, vijon serinë e rezultateve pozitive, ku korçarët kanë marrë një tripikësh me aromë titulli në fushën e Peqinit. Takimi Shkumbini- Skënderbeu ka përfunduar në favor të korçarëve me rezultat 2-4. Në këtë takim u shënuan gjashtë gola, nga tre futbollsitë. Pjesa e parë e ndeshjes përfundon 0-2 në favor të Skënderbeut, ku të dy golat u shënuan nga sulmuesi Sebino Plaku në minutat 3 dhe 40. Edhe në pjesën e dytë janë korçarët ata që e gjejnë të parët golin, pikërisht me Xhafën në minutën e 64-t. Por vlonjati Daniel Xhafa dy minuta nga fundi ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për korçarët. Golat për peqinasit i ka shënuar goleadori më i mirë i superligës, Roland Dervishi, në minutën e 66-të dhe të 91-të këtë të fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 35 pikëve dhe deri në përfundim të ndeshjes Teuta-Vllaznia mban vendin e parë, si dhe pret takimin e së dielës mes Pogradecit dhe Tiranës
Kastrioti nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në takimin e luajtur në fushën e tij ndaj Flamurtarit. Gjithsesi, kanë qenë vlonjatët ata që e kanë gjetur të parët golin me kroatin Pero Pejiç në minutën e 22-të të pjesës së parë. Me këtë gol të Pejiç mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë është thuajse e tëra nën diktatin e krutanëve, që nuk pajtohen me humbjen. Kastrioti krijon raste të shumta, por pa e gjetur golin, i cili duhet thënë se vjen, por shumë vonë. Në minutën e 87-të Inkango shënon dhe shpëton kruatënt nga humbja. Ndërsa vlonjatët kur mendonin se ishin shumë pranë maksimumit, fitorja u ikën nga dora pikërëisht kur kishin mbetur 3 minuta nga fundi i gjithë takimit. Me këtë pikë që morën përballë njëra – tjetrës të dy skuadrat ruajnë pozitat në tabelë, ku Flamurtari shkon në 27 pikë në vendin e katërt, ndërsa Kastrioti mban vendin e pestë me 25 pikë.
Vllaznia ka bërë gjëmën e javës, pasi ka mposhtur 1-0 Teutën, takim i cili u luajt në “Niko Dovana”. Shkodranët e kanë vërtetuar se janë “macja e zezë” e durrsakëve, pasi deri tani janë i vetemi ekip që për këtë sezon i marrin 6 pikë Teutës. Vulën e kësaj fitoreje për shkodranët e ka vendosur lezhjani Dritan Smajli, që ka shënuar në minutën e 88-të të ndeshjes. Kjo humbje mund t’i prishë shumë ekuilibrat e Teutës, pasi tani ndodhet në vendin e tretë në tabelë. Kjo fitore e shkodranëve mund të ketë kënaqur më shumë korçarët, pasi janë të parët dhe presin në një hap të gabuar të Tiranës të dielën ndaj Pogradecit. Me këtë humbje me Vllazninë, Teuta i ka vënë shumë pikëpyteje të ardhmes, ndërsa shkodranët me në krye trajnerin Rudi Vata janë në rrugën e duhur për t’u ngjitur.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 16-të
KASTRIOTI – FLAMURTARI 1-1
Shënues:Inkango 87′/ Pejiç 21’
SHKUMBINI – SKËNDERBEU 2-4
Shënues: R. Dervishi 66’, 91 (11-m)/ Plaku 3′, 40′, Xhafaj 64′, 88′
TEUTA-VLLAZNIA 0-1
Shënues: Smajli 88′
Të dielën
11.03.2012
POGRADECI-TIRANA (13:00)
KAMZA-BYLIS (13:00)
LAÇI-APOLONIA (13:00)
DINAMO-TOMORI (17:00)