3 goditjet e Juventus (FOTO LAJM)

                                                        Mauricio Isla - Udinese
 

 Kwadwo Asamoah - Udinese
Wellington Nem - Fluminense

Juventusi po bëhet gati t’i dhurojë tifozëve dy futbollistë cilësorë, të cilët mund të ndihmojnë klubin dhe trajnerin Antonio Conte në Champions League sezonin e ardhshëm. Dje, Drejtori Sportiv i "Zonjës së Vjetër", Giuseppe Marotta, i ka dhënë jetë sulmit të parë për Mauricio Isla dhe Kwadwo Asamoah, sulm ky i cili duket se ka përfunduar me sukses. 

Sipas mediave italiane, që të dy mesfushorët 23- vjeçarë janë një hap larg transferimit në Torino.

Drejtuesit e Juventusit dhe ata të Udineses janë takuar dje në Milano. Prezent në këtë takim kanë qenë administratori i Juves, Marotta dhe presidenti i friulanëve, Gino Poco. Juventus është ofruar të marrë në bashkëpronësi të dy mesfushorët me vlerën e 7.5 milionë eurove secilin, plus gjysmën e kartonit të Taider. Në total, ky operacion merkatoje do i kushtojë Juventusit 20 milionëeuro, kur Udinese vlerësonte vetëm kartonin e njërit prej mesfushorëve të vet 20 milionë euro

Ndërkaq, klubi friulan ka kërkuar kohë për ta vlerësuar më mirë këtë ofertë. Friulanët pritet të kthejnë përgjigje në takimin e radhës, që është caktuar pas një jave, i cili mund të jetë edhe takimi përfundimtar që do transferojë nëTorino Islën dhe Asamoah.

Përveç mesfushorëve të Udinezes, Juventusi ka shfaqur interesimin e vet edhe për fantazistin e Fluminenses, Welington Nem. Talenti 20-vjeçar pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike me Kombëtaren braziliane dhe aktualisht kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro. Interesimin e Juves për të e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit karioka, Sandro Lima.

"Nem i pëlqen Juves dhe ne kemi diskutuar së bashku me lojtarin këtë gjë. Të shohim nëse ky interes i klubi bardhezi do konkretizohet realisht", deklaroiLima.