Ka përfunduar ndeshja dramatike Suedi - Angli,ndeshje në të cilën Anglia mposhti me rezultat 3-2 Suedinë.
Goli i aprë erdhi nga Andy Carrol në minutën e 23, ndërsa barazimi erdhi nga autogoli i Johnson i minutës së 49.
Në minutën e 59 Suedi përmbysi rezultatin në 2-1 përmes Mellberg (59') por ishte Walcott ai i cili u përgjigje pas vetëm 5 minutash (64').
Goli i fitores erdhi në minutlën e 78 nga Welbeck.
Vlen të theksohet se kjo ishte njëra ndër ndeshjet mëtë bukura të deritanishme në kampionatin europian.
Me këtë rezultat, Anglia shkon në kuotën e 4 pikëve, sa ka edhe Franca, Ukraina 3 dhe Suedia 0 pikë dhe bëhet skuadra e dytë pas Irlandës që detyrohet të përgatis valixhet.
Pjesa e Parë:
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Suedi-Angli me fitoren e "Tre Luanëve" me gol të Andy Carroll në minutën e 23-të pas një krosimi perfekt të kapitenit Steven Gerrard.
Suedia është përpjekur të reagojë por pa mundur të verë në vështirësi portierim Joe Hart.
Ndeshja filloi në 21.00 dhe jo si zakonisht në 20.45 për shkak të ndërprerjes disa minutëshe të ndeshjes tjetër të Grupit D, Ukrainë-Francë.